Ништа од кружног тока
Preuzmite našu aplikaciju
PRATITE NAS NA
PRIDRUŽITE NAM SE NA VIBER
COMMUNITY
PRATITE NAS
I NA TELEGRAM KANALU
PRATITE NAS
I NA WHATSUP KANALU
Ndërmarrjen "Ujësjellësi dhe Kanalizimi": Marrin përsipër arkëtimin, por jo edhe borxhlinjtë
Komuna e Tuzit para pak kohësh ka krijuar ndërmarrjen "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" të cilën e drejton Esmin Beqoviq. Ai më herët ishte sekretar për zhvillimin ekonomik, sekretar për kujdesin social, kryetar i Këshillit të Drejtorëve të Komunales dhe shefi i njësisë së Ujësjellësit Tuz para katër vjetësh.
- Të gjitha kompetencat që i kishte Ujësjellësi dhe Kanalizimi i Podgoricës kalojnë tek Ujësjellësi dhe Kanalizimi i Tuzit. Tani në pronësinë tonë janë të gjitha pompat në territorin e Komunës së Tuzit. Ujësjellësi do të marrë përsipër të 13 punëtorët që punuan në njësinë e Tuzit. Marrëveshjen me të cilën rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella do ta nënshkruajnë drejtorët e shoqërive në fillim të këtij muaji – thekson Beqoviq.
Ujësjellësi merr përsipër edhe arkëtimin e pagesave për ujë.
- Marrim përsipër edhe arkëtimin e pagesave për ujë. Çmimin e ujit e përcakton Agjencia Rregulluese për Energjetikë dhe Veprimtari Komunale, mirëpo do të tentojmë që çmimi i ujit të jetë i njëjtë. Shfrytëzuesit që kanë borxhe ndaj Ujësjellësit të Podgoricës vazhdojnë të jenë në kompetencën e tyre. Sa i përket Ujësjellësit të Tuzit ne shfrytëzuesve do t'u arkëtojmë ujin nga zeroja – thotë Beqoviq.
Beqoviq shprehet se në planin e vitit të ardhshëm është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në territorin e Tuzit.
- Plani i Ujësjellësit për vitin e ardhshëm është furnizimi i rregullt me ujë. Planifikojmë edhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në pjesën kodrinore të Tuzit – thekson Beqoviq.
Preuzmite našu aplikaciju
PRATITE NAS NA
PRIDRUŽITE NAM SE NA VIBER
COMMUNITY
PRATITE NAS
I NA TELEGRAM KANALU
PRATITE NAS
I NA WHATSUP KANALU