Pastruan Urrelën
Preuzmite našu aplikaciju
PRATITE NAS NA
PRIDRUŽITE NAM SE NA VIBER
COMMUNITY
PRATITE NAS
I NA TELEGRAM KANALU
PRATITE NAS
I NA WHATSUP KANALU
Pastruan Urrelën
Skuadrat e Ndërmarrjes Komunale kanë pastruar shtratin e Urrelës tek ura në drejtim të Shipçanikut në afërsi të Komunës së Tuzit, si dhe deponitë që janë formuar në hapësirat publike.
Ato tani "luftojnë" me qytetarët e pandërgjegjshëm që pas pastrimit të oborreve dhe pemishteve tërë materialin e panevojshëm e shkarkojnë pranë kontejnerëve ose në hapësirat publike.
- Në shtratin e Urrelës kishte degë që i solli lumi. Shumëçka është deponuar në afërsi të shtratit, prandaj i pastruam të gjitha. Apelojmë tek qytetarët që mbeturinat t'i deponojnë në vendet e parapara për këtë gjë, e jo pranë kontejnerëve ose në hapësirat publike – thotë drejtori, Nikollë Camaj.
Preuzmite našu aplikaciju
PRATITE NAS NA
PRIDRUŽITE NAM SE NA VIBER
COMMUNITY
PRATITE NAS
I NA TELEGRAM KANALU
PRATITE NAS
I NA WHATSUP KANALU