Qëndrimi i kryeministrit nisi me vizitën e spitalit / -DAN
20/08/2021 u 00:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Krivokapiq dhe Spajiq qëndruan në Plevla: Kryeministri premtoi spitalin e ri

Kryeministri Zdravko Krivokapiq pak kohë më parë vizitoi Plevlan dhe me atë rast premtoi që vitin e ardhshëm do të ndërtohet spitali i ri. Kryeministri bisedoi me përfaqësuesit e administratës së spitalit, administratës lokale, Minierës së qymyrit dhe Termocentralit. U prezantua edhe rikonstruktimi i rrugës Plevla – Mihailovica.

- Nëse projekti hartohet në mënyrë cilësore, përzgjidhet kontraktuesi i mirë i punimeve, ndërtimi mund të përfundojë për një vit e gjysmë, tha Krivokapiq.

Kushtet momentale në Spitalin e Plevlas janë në "nivelin e standardeve afrikane", vlerësoi kryeministri.

Spitali i ri do të ndërtohet në lokacionin Mali Logor

Ai theksoi nevojën që administrata lokale të ketë projekte të gatshme sepse vitin e ardhshëm do të ketë mjaft para për ndërtim dhe theksoi se mjetet e konsiderueshme do të ndahen për Plevla. Si mundësi për zhvillimin e komunës së Plevlas kryeministri përmendi investimin në prodhimin e materialit ndërtimor, por edhe bujqësinë dhe turizmin në malin Lubishnja.

Kryetari i komunës Igor Golluboviq tha se administrata lokale do të ndihmojë ndërtimin e objektit të spitalit duke mos paguar të ardhurat komunale gjatë ndërtimit. Ai theksoi se spitali i ri do të ndërtohet në lokacionin Mali Logor.

Ministri i Financave dhe i Kujdesit Social Milojko Spajiq paralajmëroi që Qeveria vitin e ardhshëm do të ndryshojë politikën ndaj Plevlave dhe që për zhvillimin e kësaj komune do të ndahen shumë më tepër mjete sesa u ndanë gjatë pushtetit të kaluar.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
24. april 2024 19:30