Merimanga „pushon” nën hije / -ДАН
20/08/2021 u 00:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Në Ulqin si pasojë e numrit të madh të turistëve: Uzurpim i theksuar i hapësirave publike

Sezonin turistik në Ulqin, përveç vizitës së shkëlqyer të mysafirëve dhe rritjes së numrit të bujtjeve të realizuara, e karakterizojnë dhe e mundojnë problemet të cilët janë të pranishme më dekada të tëra dhe të cilët negativisht ndikojnë në cilësinë e ofertës turistike dhe përshtypjen e përgjithshme.

Komunikacioni i rënduar, zhurma, mungesa e vendeve për parkim dhe uzurpimi i tyre dhe i hapësirave tjera publike, shitja ilegale, lypja... edhe këtë verë po stërvitin nervat e banorëve vendas dhe turistëve. Ekzistencën e vështirësive e pranojnë edhe në vetëqeverisjen lokale. Nënkryetarja e Komunës dhe koordinatorja e shërbimeve komunale Hadixha Gjoni thotë se kanë probleme sa i përket mirëmbajtjes së rendit komunal, si dhe që ato përsëriten, njëjtë si sezonet e mëparshme.

- Në komunën tonë pushojnë një numër i madh i turistëve dhe kjo vërehet në çdo hap. Në një situatë të tillë problemet janë të pashmangshme dhe të shumta, mirëpo kryesisht bëhet fjalë për gjëra që përsëriten çdo vit. I vërej këto parregullsi dhe insistoj të largohen në masën e mundshme në situatën në të cilën ndodhemi. Ne përpiqemi maksimalisht që të zgjidhim vështirësitë. Eksperiencat të cilat i kemi nga ky sezon, duhet t'i shfrytëzojmë për të zgjidhur problemet aty ku është e mundur, ose të paktën t'i zvogëlojmë në masën më të madhe të mundshme. Bie fjala, aty ku kemi parkingje të rregulluara ato janë të zbrazëta ose të shfrytëzuara pamjaftueshëm sepse shoferët më me qejf parkohen në mënyrë të parregullt. Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të zyrtarëve të Policisë Komunale s'mund të mbërrihet në çdo vend, mirëpo edhe kjo gjë duhet medoemos të zgjidhet. Shpesh gjatë vizitës së përbashkët në terren kam kërkuar sanksionime. Shembuj ka veçanërisht në Bashkësinë Lokale në Shtoj ku ekzistojnë parkingjet e rregulluar dhe të mëdha, mirëpo janë bosh – shpjegon Gjoni. Ajo thotë se nevojitet ndihma dhe mirëkuptimi më i madh i qytetarëve të cilët duhet të dinë se respektimi i rendit komunal është në dobi të tyre, gjegjësisht në dobi të të gjithëve.

Komunalja: Të respektohet orari i deponimit të mbeturinave

Për shkak të rritjes së shumëfishtë të vëllimit të punëve dhe vështirësive në pastrimin e qytetit dhe transportin e mbeturinave, nga ndërmarrja "Veprimtaritë Komunale" kanë apeluar tek qytetarët dhe sipërmarrësit që të ndihmojnë dhe mos t'i pengojnë në kryerjen e punëve.

- Jemi në kulmin e sezonit turistik kur numri i turistëve në qytetin tonë e tejkalon shifrën 120 mijë. Problem është respektimi i orarit për hedhjen e mbeturinave, si dhe hedhja në kontejnerë, e jo jashtë tyre. Çdo mosrespektim do të sanksionohet. Apelojmë tek Policia Komunale që sipas ligjit dhe konform përgjegjësive të tyre të gjobisin të papërgjegjshmit. Disa zona janë të mbuluara nga mbeturinat, e kështu nuk duhet të duket një qytet bregdetar. Prandaj, ta ndajmë së bashku barrën e sezonit, për një qytet të pastër dhe të rregullt turistik – thanë nga Ndërmarrja Komunale.

Ajo çfarë vërehet në komunën më jugore është uzurpimi i theksuar i hapësirave publike, hapësirave për parkim të cilët rezervohen në ndërmarrjen "Parking Servis", e pastaj shfrytëzohen si tarraca të objekteve hotelierike. Po ashtu, mund të përmendet edhe puna selektive e disa policëve komunal, gjegjësisht gjobitja dhe largimi me automjetin "merimanga" të veturave të parkuara në mënyrë të gabuar. Nënkryetarja e Komunës thekson se bashkëpunimi me pronarët e lokaleve s'është në nivelin e duhur, në aspektin e largimit të parregullsive të vërejtura.

- Për shembull, s'është korrekte që nga një sërë automjetesh të parkuara në mënyrë të gabuar të largohet vetëm një. Mendoj se shërbimet kompetente duhet të përdorin më shumë bllokuesit e rrotave, në mënyrë që të shmanget seleksionimi – konsideron Hadixha Gjoni.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
ТАГОВИ
HADIXHA GJONIULQIN
19. april 2024 14:36