Pylli i prerë / -DAN
20/08/2021 u 00:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Pushteti injoron apelet për mbrojtjen e pyjeve shtetërore

Përfaqësuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit nga Plava thirren kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe bashkëpunëtorët e tij që sa më parë t‘i pranojë për bisedime, në mënyrë që, siç thanë, t‘ia prezantojnë veprimet e paligjshme të cilat po bëhen në pyjet shtetërore dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkët për mbrojtjen e potencialeve natyrore.

Rikujtuan se pak kohë më parë është formuar trupi punues i përbërë nga përpunuesit e drurit nga disa komuna malazeze me synim që përmes komunikimit me përfaqësuesit e Qeverisë të definohen hapat e mëtejmë sa i përket administrimit të pyjeve shtetërore. Mirëpo, siç pohojnë, askush nga Qeveria nuk iu përgjigj shkresës së tyre me të cilën kanë kërkuar takim urgjent me kryeministrin dhe njerëzit kompetent për këtë fushë.

Koncesionarët me parregullsitë e shumta i presin pamëshirshëm pyjet në Çakorr

-Askush nga Qeveria s'u përgjigj shkresave tona me të cilat kërkuam që përmes bisedës me kryeministrin Krivokapiq dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt të gjejmë modelin më të mirë për të vepruarit e ardhshëm sa i përket administrimit të pyjeve shtetërore.

Kemi thënë se, së bashku me mbrojtjen e rreptë të burimeve natyrore, duhet të mbrohen interesat e popullatës lokale dhe t'i jepet mundësia përpunuesve të drurit që, duke u marrë me përpunimin përfundimtarë të drurit, ta gjejnë lehtësisht lëndën e parë, sepse deri tani nuk ishte e mundur. Koncesionarët me parregullsitë e shumta i presin pamëshirshëm pyjet në Çakorr. Prandaj edhe një herë apelojmë tek përfaqësuesit e Qeverisë që më në fund të kuptojnë se duhet të ulemi në tavolinë dhe të fillojmë ta zgjidhim këtë çështje jetësore për të gjithë ne – thanë nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit nga Plava.

Theksuan që janë të indinjuar për shkak të mosveprimit sipas vendimit të inspektorit të pylltarisë Hakija Jasaviq, për ndalimin e prerjes së mëtejme të pyllit nga ndërmarrja "Pelegiq trejd" në lokalitetin Jeçmishte në Çakorr.

- Në fillim të korrikut inspektori i pylltarisë Jasaviq solli vendimin me të cilin, për shkak të parregullsive të shumta, i ndalohet ndërmarrjes "Pelegiq trejd" prerja e mëtejme e pyjeve në sektorin e nëntë në Çakorr. Mirëpo, përgjegjësit nga Drejtoria për Pyje nuk vepruan sipas këtij vendimi por lejuan që ky koncesionar të bëjë çfarë të dojë dhe, jashtë rregullave, të presë dhe shkatërrojë pyllin më cilësor në lokalitetin e përmendur. Për këtë gjë dikush duhet të mbajë përgjegjësi, gjersa personat kompetent në Qeverinë e Malit të Zi duhet të mendohen mirë përballë këtij fakti – thanë nga shoqata e përmendur.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
25. april 2024 07:26