Komunës së Ulqinit / -M.K.
08/09/2021 u 16:55 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Së pari tek mjeku, pastaj në ndërtesën e Komunës së Ulqinit

Qytetarët e Ulqinit, gjegjësisht të gjithë personat të cilët për punë administrative dhe të tjera kanë nevojë të vizitojnë ndërtesën e Komunës së Ulqinit, për të hyrë në selinë e vetëqeverisjes lokale duhet të kenë vërtetimin se e kaluan koronavirusin ose testin negativ, PCR ose të shpejt. Në të kundërt nuk iu lejohet hyrja.

Këtë vendim e morri Skuadra Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim (SKMSH), bazuar në përfundimet e miratuara në mbledhjen e mbajtur më 23 gusht të vitit 2021, për hyrjen e qytetarëve në objektin e Komunës së Ulqinit. Siç u kumtua, bëhet fjalë për udhëzimin e përkohshëm për mënyrën e hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit në ndërtesën e Komunës.

-Palët mund të hyjnë në ndërtesën e Komunës së Ulqinit vetëm me dëshmi se e kanë kaluar infeksionin COVID – 19, vërtetimin e vaksinimit ose testin negativ PCR jo më vjetër se 72 orë, gjegjësisht testin e shpejtë jo më të vjetër se 48 orë. Shërbimi i Sigurimit dhe i Mbrojtjes do të kujdeset që qytetarët gjatë qëndrimit në ndërtesën e Komunës të posedojnë njërën nga dëshmitë e lartpërmendura dhe të përdorin mjetet mbrojtëse dhe mbajnë distancën. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe vlen për periudhën deri më 3 shtator të vitit 2021, mirëpo mund të shtyhen sipas nevojës. Falënderojmë për mirëkuptimin dhe apelojmë përsëri që qytetarët dhe sipërmarrësit t'i realizojnë të drejtat e veta në masë sa më të madhe përmes shërbimit të Byrosë Qytetare, si dhe të mbajnë distancën dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse – u njoftua nga SKMSH.

Qytetarët ndryshe komentojnë vendimin e fundit

Masën e re qytetarët e kanë komentuar në mënyra të ndryshme. Ka nga ato që e përkrahin por edhe të tillë që e konsiderojnë diskriminim dhe shantazh. Pohojnë se as të gjithë të punësuarit nuk janë vaksinuar ose s'e kanë kaluar COVID-19, por atyre si kërkohet dëshmia gjatë hyrjes në vendet e punës.

- Komuna është çerdhe e të infektuarve me sëmundje të ndryshme, prandaj aty s'duhet hyrë; korrupsioni dhe padija janë dy sëmundjet bazë të cilat janë më ngjitëse se korona. Së pari duhet liruar zyrat, të punojnë në dy turne, sepse në disa zyre punojnë nga pesë veta prandaj ka punëtorë edhe për turnin e tretë. Dhe më në fund të dihet orari i punës, kur është pauzë dhe sa zgjat, sepse ne paguajmë arrogancën dhe papunën e tyre. Përjashto disa të cilët janë shembull, thonë qytetarët (emrat dihen nga redaksia).

Përkundër masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndetin Publik të Malit të Zi, situata epidemiologjike në Ulqin është alarmante. Numri i të infektuarve po i afrohet shifrës një mijë. Kryetari i Komunës Aleksandar Daboviq vlerësoi pak kohë më parë se situata epidemiologjike është serioze dhe gati ka dal nga kontrolli.

- Është e qartë që jemi liruar tepër, nuk kemi mjaftueshëm të vaksinuar për të arritur imunitetin kolektiv, gjersa masat momentale të Qeverisë së Malit të Zi për shkak të zbatimit të dobët dhe të keq, gjegjësisht moszbatimit, nuk shkojnë në favor të mbrojtjes së shëndetit tonë. Me dëshirë që mos të bëhemi vatër e re dhe për çdo ditë të humbim më të afërmit, apelojmë tek të gjithë që masovikisht ta pranojnë ftesën për vaksinim, maksimalisht të shmangin daljet e panevojshme, të mbajnë maskat dhe higjienën e duarve. Shëndeti i qytetarëve tanë është në vend të parë – tha Daboviq.

Rikujtojmë se në mars të këtij viti, për shkak të situatës epidemiologjike dhe 350 rastesh aktive, Skuadra Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë ndalimin e mësimit në shkolla, mbylljen e institucioneve parashkollore, ndalimin e grumbullimit në parqe dhe shëtitore publike, mbylljen e palestrave dhe sallave sportive të hapura dhe të mbyllura, bastoreve dhe kazinove....

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
18. april 2024 22:33