Penda në plazh / -FEJSBUK STRANICA ADA BOJANA
20/09/2021 u 01:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Të brengosur nga erozioni i tokës në Adën e Bunës

Ekologët nga Ulqini janë të pakënaqur nga gjendja e erozionit në Adën e Bunës dhe thërrasin organet kompetente që para vjeshtës dhe dimrit të ndërmarrin masat konkrete në bregdet për të parandaluar imazhet nga fundi i vitit të kaluar kur valët depërtuan në vendbanimin nudistik dhe prishën disa objekte.

Lidhur me situatën në Adën e Bunës, OJQ "Hapi i Gjelbër" iu drejtua ministrit kompetent, Ratko Mitroviq, kryetarit të Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, drejtorit të NP "Të Mirat Detare", Mladen Mikijel dhe drejtorit të NHT "Riviera e Ulqinit", Bojan Gjakonoviq.

- Këto ditë po bëhen plotë dy muaj nga takimi ynë i përbashkët në plazh, pas sanimit me ndihmën e pendës. Atëherë folëm gjatë në rërë dhe dhamë deklaratat. Duhet të ndalojmë erozionin përmes zgjidhjeve afatgjate; shpallim konkursin ndërkombëtarë, pendët dhe mbushjen e plazhit janë hap i parë; vazhdojmë me aktivitetet dhe qëndrimin e përgjegjshëm ndaj resursit tonë më të vlefshëm... S'ka informata që dikush ka punuar në këtë drejtim, ndërsa vjeshta dhe dimri po afrohen. Nevojitet reagimi i shpejtë dhe profesional. Duhet të forcohen kontaktet me profesionin – shkencën, shtetin fqinj Shqipërinë, peshkatarët dhe ekologët, sepse ndryshimet klimatike – përmbytjet, erërat dominojnë mbi planetin Tokë. Mendimi ynë është që duhet të bëhet - ndërtohet t'paktën një digë me material të fortë në lokacionin e pendës së tanishme. Peshkatarët propozojnë marrjen e Refulerit, gërmuesit të rërës, i cili do t 'ishte i ankoruar në Bunë dhe do të ishte i ankoruar në Bunë dhe do të intervenonte sipas nevojës (për pastrimin e shtratit të Bunës, parandalimin e mbylljes së Bunës, mbushjen e plazheve). Ju lutemi që të reagoni në këtë shkresë – porositi drejtori ekzekutiv i OJQ "Hapi i Gjelbër", Xhelal Hoxhiq.

Vazhdon angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë

Nga Ndërmarrja Publike të Mirat Detare deklaruan se vazhdon angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë për çështjen e erozionit bregdetar dhe detar me përkrahjen e projektit IPA të cilët do të rishikojnë dhe të jap mendimin tjetër lidhur me Studimin e Mbrojtjes, në veçanti në aspektin e zgjidhjeve të propozuara, dhe do të organizohet mbledhja me të gjithë palët e interesuara në temën e erozionit në Adën e Bunës. Ministria e Ekologjisë, në bashkëpunim me NPMD dhe institucionet tjera do të vazhdojë të ndjekë situatën në Adë dhe me përkrahjen e ekspertëve ndërkombëtarë do të vazhdojmë aktivitetet për realizimin e Studimit të mbrojtjes dhe zgjidhjeve të përkohshme – thanë nga kjo ndërmarrje.

Rikujtojmë që në kuadër të kontrollit të rregullt të gjendjes në Adën e Bunës, të cilin e realizon Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi (NPMD), me obligim të raportojë Ministrinë e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, pak kohë më parë u konstatua që në anë të majtë të pendës s'kanë ngjarë ndryshime të rëndësishme pas mbushjes së plazhit, gjersa në drejtimin e degës së djathtë të lumit Buna, plazhi u zvogëlua konsiderueshëm, sidomos në pjesën drejtë grykëderdhjes. Për këtë u informua profesori Sava Petkoviq, autor i projektit të masave urgjente për sanimin e përkohshëm të erozionit në plazhin e Adës.

- Profesor Petkoviq tha se në periudhën pranverore dhe verore dominojnë valët nga drejtimi perëndimor, prandaj ishte i pritshëm zvogëlimi i vogël i sipërfaqes së plazhit në anën e majtë të pendës. Rrymat e shkaktuara nga veprimi i valëve e dërgojnë rërën në drejtim të Shqipërisë. Plazhi i formuar në anën e djathtë të pendës, në zonën e grykëderdhjes së djathtë, ishte pasojë e ujërave të mëdha të lumit Buna pas ndërtimit të pendës, pra, gjatë periudhës së dimrit – kumtuan nga NPMD. Petkoviq, siç pohojnë, theksoi se nuk vërehen dëmtimet e thasëve me rërë – pendës, përkundër temperaturës shumë të lartë, që do të thotë se në rast nevoje, penda mund të shfrytëzohet edhe në periudhën e ardhshme dimërore.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
15. april 2024 18:56