Pushteti injoron apelet për mbrojtjen e pyjeve shtetërore Përfaqësuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit nga Plava thirren kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe bashkëpunëtorët e tij që sa më parë t‘i pranojë për bisedime, në mënyrë që, siç thanë, t‘ia prezantojnë veprimet e paligjshme të cilat po bëhen në pyjet shtetërore dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkët për mbrojtjen e potencialeve natyrore.