Të brengosur nga erozioni i tokës në Adën e Bunës Ekologët nga Ulqini janë të pakënaqur nga gjendja e erozionit në Adën e Bunës dhe thërrasin organet kompetente që para vjeshtës dhe dimrit të ndërmarrin masat konkrete në bregdet për të parandaluar imazhet nga fundi i vitit të kaluar kur valët depërtuan në vendbanimin nudistik dhe prishën disa objekte.