- Nëse projekti hartohet në mënyrë cilësore, përzgjidhet kontraktuesi i mirë i punimeve, ndërtimi mund të përfundojë për një vit e gjysmë, tha Krivokapiq.
Kushtet momentale në Spitalin e Plevlas janë në "nivelin e standardeve afrikane", vlerësoi kryeministri.
Ai theksoi nevojën që administrata lokale të ketë projekte të gatshme sepse vitin e ardhshëm do të ketë mjaft para për ndërtim dhe theksoi se mjetet e konsiderueshme do të ndahen për Plevla. Si mundësi për zhvillimin e komunës së Plevlas kryeministri përmendi investimin në prodhimin e materialit ndërtimor, por edhe bujqësinë dhe turizmin në malin Lubishnja.
Kryetari i komunës Igor Golluboviq tha se administrata lokale do të ndihmojë ndërtimin e objektit të spitalit duke mos paguar të ardhurat komunale gjatë ndërtimit. Ai theksoi se spitali i ri do të ndërtohet në lokacionin Mali Logor.
Ministri i Financave dhe i Kujdesit Social Milojko Spajiq paralajmëroi që Qeveria vitin e ardhshëm do të ndryshojë politikën ndaj Plevlave dhe që për zhvillimin e kësaj komune do të ndahen shumë më tepër mjete sesa u ndanë gjatë pushtetit të kaluar.