Administrata lokale pohon se tash sa vite pa sukses shpallin konkursin për ndarjen e linjave për transportin publik të udhëtarëve në territorin e Komunës, në qytet dhe në periferi. Theksojnë që rrallëkush lajmërohet në këto konkurse, me arsyetim se bëhet fjalë për punë të paleverdishme.
- Transportuesit thjesht nuk tregojnë interesim që të transportojnë udhëtarët në linjat e komunës tonë. Këtë e arsyetojnë me numrin e vogël të udhëtarëve, për ç'arsye, siç pohojnë, puna është jo fitimprurëse. Ky është problem serioz me të cilin ballafaqohemi, mirëpo ne jemi të pafuqishëm ta zgjidhëm në këto rrethana – bënë të ditur administrata lokale.
Nga ana tjetër, qytetarët pyesin se a ekziston ndonjë komunë tjetër në Mal të Zi ose në cilindo vend ku qytetarët ballafaqohen me faktin se në shekullin 21 s'mund të fitojnë shërbimin e transportit publik. Theksojnë se në Petnjicë jetojnë një numër i madh njerëzish të moshës së thyer dhe për shkak të mungesës së transportit me autobusë shpesh nuk mund të shkojnë te mjeku dhe të fitojnë ndihmën adekuate mjekësore.
- Petnjica para 50 vjetësh kishte transport shumë më të rregulluar dhe më të organizuar të udhëtarëve dhe nxënësve, prandaj pyesim veten a jemi duke ecur mbrapa? Prandaj i bëjmë apel organeve kompetente që sa më parë të ndërmarrin diçka dhe t'i mundësojnë qytetarëve të Petnjicës të paktën kushtet më elementare për jetë – thanë banorët e fshatit Krushnica në Petnjicë.