Biblioteka e Qytetit ”Mirko Srzentiq” / -DAN
16/01/2022 u 02:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
StoryEditor

Emërtim i ri për Biblioteka e Qytetit në Ulqin?

Biblioteka e Qytetit në Ulqin, e cila mban emrin e Mirko Srzentiqit, së shpejti mund të ndryshojë emrin në Gjon Buzuku ose Hafiz Ali Ulqinaku, ndërsa për këtë iniciativë duhet të diskutojë Këshilli për dhënien e propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve.

Anëtari i këtij Këshilli Luigj Shkrela pohoi për "Dan" se është dorëzuar iniciativa për ndryshimin e emrit të bibliotekës, mirëpo nuk mund të thoshte me siguri se kush e ka dorëzuar këtë iniciativë.

- Mund të jetë grup i qytetarëve mirëpo nuk jam i sigurt. Këshilli duhet të mblidhet dhe të diskutojë për këtë gjë. Dihet procedura në këtë rast dhe unë do të insistoj që ajo të respektohet. Do të diskutohet dhe do të kërkohet mendimi i ministrisë gjegjëse dhe vetëm atëherë mund të shkojë para këshilltarëve në parlamentin lokal. Sidoqoftë, çdo gjë mund t'i nënshtrohet ndryshimit. U ndryshua edhe emri i Podgoricës, e jo më i një biblioteke të vogël në Ulqin – tha Shkrela.

Në Këshillin për dhënien e propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve, përveç Shkrelës janë kryetari Sabri Halili (PD), si dhe anëtarët Nela Milloviq (SD), Ilir Çapuni (Forca) dhe Safet Beci (URA). Është interesante që para shumë vitesh nga biblioteka u largua emri i Mirko Srzentiqit. Madje edhe në faqen e Facebook-ut, e cila ekziston nga viti 2017, ajo s'e mban këtë emër por vetëm emrin "Biblioteka Ulqin - Ulcinj".

Me këtë rast reaguan nga Këshilli Komunal i Partisë Socialiste Popullore (PSP) në Ulqin, duke theksuar se pushteti aktual në Ulqin, të cilit i skadon afati vitin e ardhshëm, tenton të ndryshojë ato pak emra rrugësh dhe institucionesh në këtë qytet të cilët mbetën.

- Biblioteka e Qytetit tash shumë dekada mban emrin e Mirko Srzentiqit, heroit të popullit i cili e dha jetën për lirinë e qytetarëve të Malit të Zi në Luftën e Dytë Botërore. Pse pikërisht tani është shfaqur nevoja që emri të ndryshohet, askush nuk e ka të qartë. Këshilltarët kanë qëllim që bibliotekën ta quajnë sipas Hafiz Ali Riza Ulqinakut, shqiptarit të shquar, i cili e ka rrugën e vet në qytet, dhe kjo është çështje e mbyllur – deklaruan nga Këshilli Komunal i PSP-së.

Gjon Buzuku ishte prijës katolik shqiptar i cili ka shkruar librin e parë të njohur në gjuhën shqipe.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
21. maj 2022 07:30