Cijevna-obilazak rijeke / CIJEVNA-OBILAZAK RIJEKE-LAZAR RUZIC
27/12/2021 u 16:47 h
Andrijana DabanovićAndrijana Dabanović
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
StoryEditor

Askush nga autoritetet nuk di ku t‘i çojë mijëra goma

Nga Komuna e Tuzit edhe më herët i kanë bërë apel autoriteteve shtetërore për deponimin ilegal të gomave në shtratin e Cemit në vendin Cemi i Trieshit, mirëpo në vend që deponia me mbetje të rrezikshme të asgjësohet, ajo vetëm është rritur.

Tani u rrit aq shumë saqë tani numëron mijëra goma, të vendosura në gropën e hapur enkas, e cila nuk shihet nga rruga kryesore. Të mërkurën, më 15 dhjetor, punonjësit e Policisë Komunale përsëri kanë evidentuar gomat e hedhura, mirëpo nuk kanë zgjidhje për largimin e tyre.

- I kemi parë dhe evidentuar, por çka të bëjmë, ku t'i çojmë tërë ato goma? Nuk është problem të organizohemi me Ndërmarrjen Komunale dhe t'i heqim, por problemi është ku t'i deponojmë. Kush do t'i pranojë. Ne si polici mund ta gjobisim autorin nëse e kapim në flagrancë, mirëpo nuk kemi ingerenca të tjera sa i përket Cemit. Mund të dyshojmë që bëhet fjalë për hedhje të organizuar të gomave, sepse janë me mijëra. Do t'i pastrojmë, mirëpo ku t'i çojmë, vetëm do t'i shpërngulnim nga një vend në tjetrin. As në Deponi nuk duan të pranojnë numër aq të madh gomash. Nuk kanë ku të çojnë as mbeturinat. Gomat janë problem për tërë shtetin. Asnjë organ deri më tani nuk e gjeti zgjidhjen për këto mbetje – thotë Rexhep Çunmulaj, kryeshefi i Policisë Komunale.

image

Cijevna-obilazak rijeke

CIJEVNA-OBILAZAK RIJEKE-LAZAR RUZIC

Edhe Ismeta Gjokaj, sekretarja për bujqësi e Komunës së Tuzit thekson se qyshkur kanë bërë apel për problemin e deponimit të gomave në këtë vend, mirëpo kjo gjë nuk ndaloi dhe deponimi vazhdoi.

- Policia Komunale ka bërë raportin dhe ka njoftuar Drejtorinë për Punë Inspektuese, mirëpo prej atëherë asgjë nuk ndryshoi. Ministria e Bujqësisë na kontaktoi sot sepse kanë parë çka është publikuar dhe do të shohim çka do të ndërmarrim. Po tentojmë që me Ministrinë e Bujqësisë të zgjidhim problemin e Cemit. Ato kanë nisur të parandalojnë eksploatimit, prandaj shpresoj se do të ndërmerren hapa konkret në terren – thotë Gjokaj.

Ujërat e zeza shkojnë direkt në lum

Ekologu nga OJQ "Ozon", Aleksandar Peroviq thotë se Cemi është më së shumti i rrezikuar nga derdhjet e ujërave të zeza të pa pastruara.
- Ujërat e zeza vijnë nga subjektet ekonomike që janë mu pranë bregut, dhe është problem që mund të ishte zgjidhur lehtë, me zbatimin efikas të legjislacionit ekzistues ligjor. Pasojat e derdhjes së ujërave të zeza të pa pastruara reflektohen në botën e gjallë dhe ekosistemin e përgjithshëm të lumit. Problem janë edhe deponitë ilegale në afërsi ku deponohen llojet e ndryshme të mbeturinave, pra edhe ato të rrezikshme, që duhet të ishte parandaluar. Duke pasur parasysh afërsinë e Parkut Nacional Liqeni i Shkodrës është e qartë që Cemi duhet të mbrohet nga ndotja, mirëpo ai ndanë fatin e rrjedhave tjera ujore në Malin e Zi. Për fat të keq, nuk besojmë se diçka do të ndryshojnë në periudhën e ardhshme sepse, siç duket, as kjo Qeveri nuk ka qëllim që t'i kthehet mbrojtjes së vlerave natyrore – thotë Peroviq.

Në anketën e "Dan-it" – "Çrregullohet rrjedha natyrore e Cemit, e kërcënon ndotja", lexuesit theksuan se në lum derdhen fekalet, por edhe gjuhen mbeturinat.

- Pranë lumit janë shtëpitë dhe në të shumtën e rasteve kanalizimet derdhen në Cem. Ka edhe ferma, ndërsa në disa vende, siç është Cemi i Trieshit, tek Haxhajt dhe në dy vende në Dinoshë, është bërë eksploatimi i zallit. Derisa të mos sigurohet infrastruktura, hedhja e mbeturinave do të vazhdojë. Ekziston studimi i mbrojtjes së Cemit, mirëpo duhet të bëhet analiza më e hollësishme e gjendjes në terren dhe në bazë të kësaj gjendje të ndërmerren masat. Lloji bimor Pinguicula hirtiflora (në gjuhën malazeze debeljača – shënim i përkthyesit) është zhdukur për shkak të ndërtimit të rrugës. Kemi njoftuar autoritetet, mirëpo askush nuk na është përgjigjur – thekson Gjokaj.

* Teksti u krijua përmes projektit "Përgjatë Malit të Zi" në kuadër të programit "Media for All", të cilin e financon Qeveria e Britanisë së Madhe, ndërsa e realizon Këshilli Britanik me organizatat partnere BIRN, INTRAC dhe Fondacionin Thomson, i cili përkrah mediat në Ballkanin Perëndimor. Përmbajtja e mbledhur dhe qëndrimet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorit.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
25. jun 2022 09:02